Prezantohet programi IPARD lll në Shqipëri, Rama: 146 milionë euro do të financohen për bujqësinë dhe zonat rurale
Është prezantuar këtë të mërkurë programi IPARD III në Shqipëri. Ky program do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.
I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri Edi Rama.
“LAJMI I MIRË. Prezantohet programi IPARD III në Shqipëri që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.