Princi Andrew humbet titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore

0 146

Titujt ushtarakë të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Princit Andrew do t’i ndalohet përdorimi i stilit të Lartësisë së Tij Mbretërore në cilësinë zyrtare, tha një burim mbretëror, shkruan BBC.

Rolet e dukës do t’u jepen anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

Ky vendim vjen pasi ai po përballet me një çështje civile në SHBA mbi pretendimet se ka sulmuar seksualisht një grua kur ajo ishte 17 vjeç. Akuzë të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht.

Një burim i afërt me Princin Andrew tha se ai do të “vazhdojë të mbrohet” kundër akuzave të Virginia Giuffre.

Ndërsa gjykata vendosi të mërkurën se çështja e ngritur nga zonja Giuffre do të vazhdojë, edhe pasi ai u përpoq ta pushonte atë.

Pallati Buckingham tha në një deklaratë: “Me miratimin dhe marrëveshjen e Mbretëreshës, përkatësitë ushtarake të Dukës së Jorkut dhe patronazhet mbretërore i janë kthyer Mbretëreshës.

“Duka i Jorkut do të vazhdojë të mos marrë përsipër asnjë detyrë publike dhe do përballet me këtë çështje si qytetar i thjeshtë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.