Princi Harry me kushërirën e tij Eugenie të York-ut në Super Bowl

0 179

Harry dhe princesha Eugenia e York së bashku në Sofi Stadium të Los Angeles për Super Bowl.

Është hera e parë që kur duka i Sussex ka lënë pozicionin e tij si anëtar i familjes mbretërore, që të dy kushërinjtë janë bashkë për të marrë pjesë në një event pranë njëri-tjetrit.

Një burim për Mail onlinë ka thënë: Harry dhe Eugenia kanë qenë gjithmonë shumë të afërt me njëri-tjetrin që kur ishin fëmijë. Kanë të njëjtën ndjenjë humori dhe ajo e bën gjithmonë të qeshë’.

Harry dhe princesha Eugenia e York kanë shumë gjëra për të diskutuar, pas trazirave të shkaktuara në pallat nga vendimi i Dukës së Sussex për të shkruar një libër, i cili duket si një bombë, për familjen mbretërore. Sipas burimeve Harry, që në stadium është shfaqur pa Meghan Markle, i kërkoi kushërirës që ta ndihmonte me hartimin e librit, dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye Eugenia fluturoi në Los Angeles pa burrin e saj Jack Brooksbank dhe Augustin e vogël. Sipas zëdhënësit mbretëror Richard Fitzëilliams, i cili foli për MailOnline, Eugenia mund të jetë një “ndërmjetëse” dhe sugjeroi se mund ta bindë Harry-n të modifikojë disa nga përmbajtjet e librit, për ta bërë përmbajtjen një sulm sa më të vogël për familjen mbretërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.