Prishet materniteti ”Mbretëresha Geraldinë”/Xhixho: Klientelizëm për të fshirë memorien kolektive

0 395

Nënkryetarja e LSI-së, po ashtu edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Erisa Xhixho ka reaguar për prishjen e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë”, ku sipas saj qëndron një klientelizëm për të fshirë memorien kolektive. ”Është urgjente per Shqipërinë një qeverisje e përgjegjshme, e cila parashikon buxhet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve me rëndesi të veçantë arkitekturore, historike e qytetare. Boll me shkatërrimin, na nevojiten në drejtim njerëz që punojnë për interesat e vendit, që vlerësojnë historinë e janë krenarë për KULTURËN tonë të përbashkët”,-shkruan në facebook.

Postimi i plotë

Ajo që po ndodh së fundi me shembjen e fasadës së maternitetit të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, monument kulture i kategorisë së dytë, është vetëm vijim i politikës shkatërruese të qeverisë.

Para syve të shqiptarëve përsëriten imazhet e dhimbshme të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, stadiumit “Qemal Stafa”, degradimi i kullës së Sahatit, vilat karakteristike, monumentet e kulturës të lëna qëllimisht në harresë.

Qeveria e rilindjes i la prej vitesh pa mirëmbajtje për të justifikuar shembjen dhe më pas favorizimin e klientëve të vet në biznesin e ndërtimit. Njësoj si do lulëzojnë kullat në vend të Teatrit Kombëtar e si ndodhi me stadiumin “Qemal Stafa”. Klientelizëm dhe orientim politik i qëllimshëm për të fshirë memorien kolektive.

Është urgjente per Shqipërinë një qeverisje e përgjegjshme, e cila parashikon buxhet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve me rëndesi të veçantë arkitekturore, historike e qytetare.

Boll me shkatërrimin, na nevojiten në drejtim njerëz që punojnë për interesat e vendit, që vlerësojnë historinë e janë krenarë për KULTURËN tonë të përbashkët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.