“Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi”, ministrja Manastirliu publikon foton nga Infektivi

0 326

Ministrja e Shëndetit, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga puna e përditshme e mjekut Tritan Kalo.

Teksa e falenderon për punë e tij në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, Manastirliu shkruan se profesor Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por COVID-19 është i pazakontë edhe për të.

“Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.

Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë

#MëTëFortë #Bashkë”, shkruan Manastirliu krahas fotos.

Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë,…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 24. April 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.