Profesorja nga Bjellorusia: Demokracia rruga e vetme, do të rrëzojmë Lukashenkon

0 323

Nataliya Grigoryeva, profesore në Universitetin teknik të Bjellorusisë, thotë se vendi po kalon në një situatë të jashtëzakonshme, pasi qytetarët bjellorusë për të parën herë në 26 vite u ngritën kundër regjimit të Lukashenko-s, në betejë për demokracinë.

”Natyrisht ka qene ngjarja më e madhe për vendin gjatë këtij shekulli. Për 26 vite nuk ishte lejuar asnjëherë një grup kaq i madh njerëzish të mblidheshin në një vend. Për ne ky ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Njerëzit ishin tejet të lumtur për të parë se ishim të gjithë bashkë për të parë ndryshime. Pas zgjedhjeve presidenciale të gjithë duan ndryshime”,- thotë në një intervistë për ”Report Tv”.

Nataliya rrëfen se megjithëse për ta ishte e vështirë të bashkoheshin, pasi në vend për tre ditë kishte munguar mbulimi me internet. Teksa rrëfen përjetim et e saj gjatë “Marshimit për Liri” organizuar të dielën, në fjalët e saj mund të shohësh ndjenja të mëdha krenarie dhe lumturi për atë që kishin arritur të bënim. Ajo njësoj si të gjithë protestuesit bjellorusë, ka vetëm një shpresë, një synim për të cilin ata vazhdojnë të luftojnë dhe nuk pranojnë të dorëzohen pa e arritur atë.

“Shpresoj që dita e sotme, 18 gushti do të jetë dita e fundit të Lukashenkos si president. Shpresa ime më e madhe është se nesër do të zgjohemi në një vend të ndërtuar nga vetë ne, bjellorusët dhe jo nga një person i vetëm, një diktator si Aleksandër Lukashenko”. Nataliya njësoj si të gjithë qytetarët bjellorus duan që diktatori Lukashenko të bjerë nga pushteti dhe gjithë shpresat e tyre janë drejtuar nga të rinjtë e vendit, njësoj me Shqipërinë në vitin 1991.

Leave A Reply

Your email address will not be published.