Projekti rus: Nxjerrje nga Haga të dyshes famëkeqe

0 31

Një besnik i Putinit ka dhënë të tjera sinjale të frikshme të asaj se ku shkojnë synimet e Moskës me nisjen e agresionit ndaj Ukrainës. Ukraina është nisja, por fundi është shumë më tepër, sipas planeve të Putinit.

“Dy heronj të popullit vëlla serb dhe dy shokët e mi, Profesor Radovan Karaxhiç , ish-udhëheqës i Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjeneral Ratko Mlladiç, komandanti legjendar i Ushtrisë së Republikës Srpska në vitet 1994-1996, takoheshim shpesh.

Unë do t’ju tregoj për ta në detaje. Unë sinqerisht shpresoj se do të jetë e mundur që t’i nxjerrin nga birucat e Hagës, ku prej shumë vitesh përpiqen t’i dënojnë për krime të të tjerëve, të frymëzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ndihmësit e saj.

Serbët në Bosnje dhe populli serb në tërësi i qëndrojnë besnikë traditës së miqësisë sonë shekullore”, shkroi në Tëitter Dmitry Rogozin, drejtor i agjencisë shtetërore ruse të hapësirës Roscosmos. Përveç lavdërimit të kriminelëve serbë, Rogozin shprehu shpresën se Mali i Zi do të ishte pjesë e familjes serbo-ruse.

“Shpresoj se malazezët do të përmbysin tradhtarët dhe do të kthehen në familjen tonë. Vetëm uniteti i shpëton serbët,” tha Rogozin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.