Projektligji për spitalet, Shehu: Si “tufezat” dhe “arrëzat” e Ramiz Alisë

0 386

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, përmes një reagimi në facebook, akuzon qeverinë për sistemin spitalor, ku thotë se përmes një projektligji të dyshimtë, që përdor si fasade disa shprehje konfuze për mënyrat e financimit dhe kontratimesh të mjegullta, kërkon që të shkaktojë edhe më shumë kolaps. ”Në këtë dokument nuk përmenden ”motorrët” e përmirësimit të spitaleve, si respektimi i të drejtës së pacientit për të zgjedhur shërbimin e shoqërimi i tij me financim, “spitali ndërmarje”, kostoja nëpërmjet DRG për të gjithë-publik e privat, bashkë pagesat, tregu i shëndetit me konkurencën, politikat për nivelet profesionale, etj, që do ta nxirnin sistemin nga “këneta”’,-shkruan Shehu.

Postimi i plotë i ish-deputetit, Tritan Shehu

Eshte hedhur ne qarkullim nje projektligj “universal” per sistemin tone spitalor nen siglen e Qeverise, por pa autoresi e pa asnje diskutim midis specialisteve, grupeve te interesit, as dhe brenda Ministrise! Eshte vecse nje zhgaravine shterpe e nje Qeverie ne ikje, ne nje vend ne kolaps, qe po mbetet pa mjeke e pa spitale, i klasifikuar i fundit ne Europe per “kujdesin ndaj pacientit”.

Ky projektligj perdor si fasade disa shprehje konfuze reth nje preudo autonomie, menyrash financimi e kontratimesh te mjegullta etj, pa harruar PPP-te, qe nuk krijojne asnje premise permiresimi, perkundrazi. Ai dominohet nga koncepte centraliste bllokuese, si ndarja ne spitale terciar, rajonal e bashkiak; shkelja e te drejtave te njeriut ndaj mjekimit, mos percaktimi i te njejtave indekse kostoje per te gjithe, qendrimi tek praktikat e deshtuara te paketave, ndarja e “autonomise” ne disa nivele sureale me mekanizma financimi jo stimuluese e te pa qarta, etj, gje qe do te perkeqesoje sherbimin e thelloje abuzivizmin.

Ne kete dokument nuk permenden ”motorret” e permiresimit te spitaleve si respektimi i te drejtes se pacientit per te zgjedhur sherbimin e shoqerimi i tij me financim, “spitali ndermarje”, kostoja nepermjet DRG per te gjithe-publik e privat, bashke pagesat, tregu i shendetit me konkurencen, politikat per nivelet profesionale, etj, qe do ta nxirnin sistemin nga “keneta”. Keshtu pavaresisht nese ai do te shkoi apo jo ne ate ”Kuvend”, fundin e ka ne ”kosh”, per tu zevendesuar se shpejti prej nesh mbas diskutimesh publike, me nje pakete te tere ligjesh zhvilluese per spitalet tona ne agoni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.