Pronarët e banesës tek ”Vasil Shanto”: Duam dëmshpërblim ose le të më shkelin me fadromë

0 357

Pronarët e banesës në ”Vasil Shanto” që pritet të shembet, kërkojnë paratë e kompesimit. E zonja e shtëpisë ka deklaruar se banesën e kanë me dokumente të rregullta dhe shteti duhet t’u japë paratë. Ajo thekson se nëse shteti nuk i kompeson në kohë, ajo bashkë me familjen janë në qiell të hapur.

”Katin e parë të banesës e kam biznes. Na kanë vlerësuar banesën vetëm si objekt jetese. Shtëpinë e kam blerë me hipotekë dhe jam me letra. Nuk na kanë hedhur asnjë lekë në bankë. Nuk kemi gjetur asnjë strehë kur të futemi. Në fillim na kanë thënë vetëm 20% të vlerës do ju japim, por si i bëhet këtij muhabeti kështu. Unë nuk e marr vesh si është kjo punë. Le ta bëjnë rrugën, por të më japin lekët. Unë këtu do rri, le të më shkelin me fadromë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.