Është zbardhur lista përfundimtare me 8 emrat e propozuar nga grupi i PD për kandidatin për president.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deputetët kanë propozuar emrat e tyre për kandidatin për president.
Fillimisht u propozuan 10 emra, por pas disa diskutimeve u vendos lista me 8 emra duke u përjashtuar Jorida Tabaku dhe Lajla Përnaska.
Propozimet e grupit të PD që do kalojnë në diskutim të thelluar:
Leonard Demi
Arben Çejku
Dritan Demiraj
Visar Zhiti
Rexhep Uka
Halim Kosova
Dashamir Shehu
Leka Zogu