Propozimi i çmendur i mamasë së Mbappe për Realin

0 43

Erling Haaland dhe Kylian Mbappé janë ata që na japin më shumë shpresë se në të ardhmen e futbollit mund të ketë një dualizëm në stilin Messi-Ronaldo. Janë dy djem që kur i sheh duke luajtur ngrihesh në këmbë dhe i duartroket automatikisht në çdo lojë.

Shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por me një synim të vetëm për të ardhmen: fitimin e Champions League dhe ndoshta “Topin e Artë”. Asnjëri nuk do të ketë sukses këtë sezon, por nëse parashikimet bëhen realitet, do të jenë yjet e futbollit në dekadën e ardhshme.

Kylian Mbappé ka gjasa që nga korriku të jetë pjesë e Real Madridit, por për momentin negociatat kanë hasur më shumë se një pengesë të papritur. I tillë është edhe komisioni i kërkuar nga nëna e tij, Fayza Lamari, një ish-hendbolliste algjeriane, që menaxhon personalisht biznesin e djalit të saj.

Tashmë pas “Euro 2020” ajo kishte qenë në qendër të disa polemikave në Francë, ku u akuzua se kishte mbajtur konferenca shtypi private me gazetarët për të treguar versionin e tyre të fakteve mbi marrëdhëniet mes Mbappe, Deschamps dhe shokëve të skuadrës.

Informacion i mohuar dukshëm nga mediat sociale, si dhe marrëveshja e supozuar me PSG-në për rinovimin e rilançuar nga “Le Parisien” më 5 maj. Mbappe e do Real Madridin dhe po bëhet gjithçka për ta kënaqur. Negociatat, megjithatë, u penguan për një moment nga kërkesa e nënës për një komision prej 100 milionësh.

Përveç kësaj, siç u zbulua ditët e fundit nga “El Pais”, ka një pengesë tjetër për t’u kapërcyer: ajo e të drejtave të imazhit. Mbappé, i menaxhuar në këtë drejtim nga avokatja Delphine Vertheyden, do t’i donte 100% të drejtat e imazhit, por Real Madridi i jep atij vetëm 50%.

Pikërisht për këtë çështje, kampioni po përplaset me Federatën Franceze të Futbollit. Dje, avokati i tij anuloi një takim me presidentin e FFF, Le Graet. Ai gjithashtu kërkon 100% të të drejtave të imazhit në ekipin kombëtar dhe refuzon të marrë pjesë në evente ku reklamohen baste dhe ushqime të padëshiruara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.