Protesta dhe grevë/Presidenti i Bjellorusisë: Dorëzoj pushtetin pas referendumit

0 349

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se ai do të jetë i gatshëm të dorëzojë pushtetin pas një referendumi. Mediat e huaja, bëjnë me dije se kjo deklaratë vjen si një përpjekje për të qetësuar protestat masive dhe grevat që paraqesin sfidën më të madhe për 26 vitet e tij në detyrë.

Në një fjalim që ka mbajt ditën e sotme, para punëtorëve në një nga fabrikat e mëdha të drejtuara nga shteti, ai tha se nuk do të dorëzohej gjatë kohës që po zhvillohen protestat pasi nuk mund të ja linte pushtetin në dorë Sviatlana Tsikhanouskaya. Lukashenko u përball me kërcënime dhe brohoritje nga qytetarët ku thonin “heq dorë”.

Rusia i ka thënë Lukashenko se është gati të sigurojë ndihmë ushtarake për Bjellorusinë në rast të një kërcënimi të jashtëm. Lukashenko përballet me kërcënimin e sanksioneve të BE-së pas një sulmi të përgjakshëm të protestave pas asaj që demonstruesit thonë se fitorja e tij javën e kaluar ishte e manipuluar. Ai ka mohuar se ka humbur në zgjedhjet që u zhvilluan në fillim të gushtit ku dhe ka përmendur rezultatet zyrtare që i dhanë atij pak më shumë se 80% të votave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.