Protesta e 7 korrikut, PD hap selinë dhe foltoren për shqiptarët

0 41

Në prag të protestës të 7 Korrikut Partia Demokratike do të hapë dyert e selisë dhe foltoren e saj për qytetarët.

Në një njoftim për mediat PD bën me dije se “me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët”.

Në këtë mënyrë për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të folur për shqetësimet e tyre personalisht dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

“Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh”,-vijon njoftimi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.