Protesta e banorëve, ARRSH rikthen në gjendjen e mëparshme Rrugën e Rinasit

0 43

Pas ditës së katërt të protestës së banorëve të zonës së Rinasit, ditën e sotme është rikthyer sërish qarkullimi në këtë aks me dy korsi, sikurse ishte para datës 1 Maj.

ARRSH njofton se është rikthyer në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit dhe se qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

Njoftimi i ARRSH: Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.
📍Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.
📍Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.