Protesta e mjekëve, Manastirliu: Tryezë pune nga java e ardhshme. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat

0 305

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas takimit me një grup mjekësh në Kryeministri, tha për mediat se në javën e ardhshme do të nisë një tryezë e diskutimeve. Manastirliu tha se do të ngrihen grupe pune për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha. Ndër të tjera ajo theksoi se qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve por ato kërkojnë një ekspertizë.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë sjellë, ne do të shqyrtojmë të gjitha kërkestat. Takimet do të vijojnë javën e ardhshme. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e Shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre. Takimet e ardhshme do të zhvillohen në ministri. Ne do të dëgjojnë kërkesat e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çëshjte që do të disktohen edhe në biseda të tjera. Janë kërkesa që kërkojnë ekspertizë dhe ndërkombëtare, që ne të bëjmë më të mirën. Platformën e bashkëpunimit ne e kemi të ngritur. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe i kemi mbështetur në çdo moment. Ndaj ne jemi këtu, ne jemi të gjithë së bashku në çdo moment të ditës, ne do të bëjmë më të mirën. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme”, u shpreh ministrja.

Mjeku Gentian Stroni tha se në takim nuk ishte i pranishëm kryeministrit Edi Rama por tha se 4 pikat u panë të drejta. ”Rama nuk ishte i pranishëm. Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t’u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje”, tha mjeku.

Pandemia nga Covid-19 ka vënë në vështirësi mjekët, të cilët kërkojnë mbështetjen e qeverisë. Një pjesë e tyre protestuan sot para ambienteve të QSUT duke parashtruar kërkesat e tyre, ndërsa një përfaqësi u takua në Kryeministri me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të qeverisë.

Kërkesat e mjekëve

1-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.