Protesta kundër masave anti-COVID, thyhen zyrat e BE-së në Bruksel

0 180

Mijëra protestues, të cilët, kundërshtonin masat anti-Covid në Belgjikë kanë sulmuar Zyrat e Bashkimit Evropian në kryeqytetin belg.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell teksa ka publikuar pamje të xhamave të thyër të selisë, ka dënuar dhunën gjatë protestave të së dielës.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel, përfshirë edhe institucionin tonë”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Tëitter.

Rreth 50,000 njerëz dolën në rrugët e Brukselit për të protestuar kundër kufizimeve të pandemisë të dielën.

Borrell falënderoi gjithashtu policinë “për veprimin e tyre”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.