Protesta madhështore/Presidenti Meta: Kur dhuna tolerohet e nuk ndëshkohet kthehet në sistem

0 29

Presidenti Ilir Meta, ka shpërndarë në facebook, foto nga protesta madhështore e të rinjëve, shoqërisë civile për abuzimin ndaj të miturëve, ku thotë se kur dhuna tolerohet e nuk ndëshkohet kthehet në sistem. Kreu i Shtetit i bën thirrje drejtësisë që të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru dhe nxit institucionet arsimore që të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Postimi i plotë

Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem! Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse. Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!

Leave A Reply

Your email address will not be published.