Protesta me bori/Transportuesit: Të hapet porti i Vlorës

0 357

Në këtë kohë të pandemisë, ku ende Shqipëria vijon të jetë në shtetrrethim dhe vendi nuk është hapur plotësisht, transportuesit e mallrave në Vlorë të cilët operojnë në drejtim të Italisë, kanë protestuar për pezullimin e portit detar. Kamionet janë nisur nga porti dhe kanë protestuar në mënyrë simbolike duke mbajtur borinë e stakuar. Transporti i mallrave duhet të fillonte normalisht më 29 prill por sipas një urdhri të dytë nga Minsitria e Shëndetësisë ka bërë që puna në këtë port të pezollohet pa afat për disa arsye.

Së pari, sipas Ministrisë nuk plotësohen masat anti Covid-19 dhe së dyti për afërsinë që ka porti detar i Vlorës me zonat më të prekura nga virusi në shtetin fqinj të Italisë. Këto qëndrime janë hedhur poshtë nga transportuesit të cilët operojnë çdo ditë në drejtim të Italisë. Sipas tyre kontrollet në port kanë qenë të shumta dhe se porti i Vlorës nuk ka asnjë afërsi me zonat më të prekura të Italisë sepse ajo operon vetëm me Brindisin dhe deri më tani Brindisi në nivelin më të ulët të të infektuarve.

Ata pohojnë se nga Durrësi koso rritet me 40% dhe konkretisht nëse më parë në portin detar të Vlorës duhet të paguanin 700 euro, në atë të Durrësit duhet të paguajnë 1000-1100 euro. Përsa i përket bizneseve të turizimit, pritet hapja e bareve dhe restoranteve. Disa nga operatorët turistikë kanë shprehur ankesa në lidhje me masat që janë vendosur nëpër plazhe. Ata thonë se mund t’i respektojnë këto masa por këto masa do të reduktojnë turizimin në qytetin e Vlorës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.