Protesta në Kosovë? VV-ja njoftim për aktivistët

0 386

Lëvizja Vetëvendosje thekson se për disa javë ka pasur një presion të madh nga aktivistë dhe qytetarë për të dalë në protesta për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pezullimin deri më 29 maj të dekretit Thaçi, këto protesta tashmë janë shtyrë.

Lajmi bëhet i dituar nga sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi. “Të dashur anëtarë të Lëvizjes, Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”.

Pas vendimit të Kushtetueses për ngrirjen e dekretit për formimin e qeverisë së re, reagoi edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili u shpreh se do respektojë vendimin e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.