Protestë kundër maskave në Londër

0 22

Qindra persona protestuan në Londër kundër maskave të rekomanduara për mbrojtjen ndaj Covid-19, të cilat do të bëhen të detyrueshme për t’u mbajtur në dyqane dhe supermarkete në Britaninë e Madhe nga e enjtja.

Demonstruesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Nuk do të vë maskë, nuk do të testohem e gjurmohem”. Tubimi u quajt “Të ruajmë Britaninë e lirë” dhe lëvizja u nis nga Simon Dolan, një milioner britanik nga industria e aviacionit, i cili në fillim të muajit humbi betejën në Gjykatën e Lartë ku kërkonte bllokimin e rregullave të izolimit që kishte vendosur qeveria. Në protestë ishte i pranishëm edhe Piers Corbyn, vëllai i ish-kryetarit të Partisë Laburiste Jeremy, edhe pse në një protestë të ngjashme dy muaj më parë ishte arrestuar nga Policia.

Qeveria britanik ka vendosur që nga 24 korriku, maska e fytyrës të bëhet e detyrueshme në të gjitha ambientet publike, me një gjobë prej 100 paundësh për personat që kapen duke thyer rregullat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.