Protestë ”patriotike”? Ivanka Trump fshin postimin, por ndez debate të forta në rrjet

0 508

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila është dhe këshilltarja e lartë e tij, i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit amerikan ditën e djeshme si “patriotë”. Përmes një postimi në Twitter Ivanka i është drejtuar demostruesve, me togfjaleshin “patritotë amerikan”.

Por pak momente më vonë ajo e fshiu postimin, për arsye ende të paqarta dhe bëri thirrje për protesta paqësore. ”Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor”.

Postimi i saj ka ngjallur debate dhe kritika të forta, duke parë edhe faktin se katër vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë, Prill Ryan tha ndërsa Ivanka është cilësuar si “zëri i arsyes” që këshillonte babanë e saj, por ajo ishte “bashkëpunëtore” në dhunën e ndodhur te Capitol.

Leave A Reply

Your email address will not be published.