Protestuesi thyen “Rolex” e tij para kryeministrisë: Kjo është ora ime “Rolex” që më akuzon Rama, por ti thyejnë edhe ministrat!

0 297

Protesta para kryeministrisë ka njohur episode të ndryshme, ku njerëzit kanë shprehur zemërimin e tyre për hallet ekonomoke.

Ata kanë deklaruar se çdo ditë në ora pesë do të vazhdojnë të mblidhen para zyrës së kryeministrit, kurse ditën e shtunë ora 11.00 do të mblidhet krejt Shqipëria te sheshi “Skënderbej”.

Ndërkohë një protestues-arkitekt, që kur dëgjoi kryeministrin në televizion se protestuesit vijnë me X5 dhe me ora Rolex në dorë, nxori orën e tij e cila ishte Rolex, por jo origjinal, por e blerë me çmim të lirë nga ato që blejnë qytetarët e thjeshtë që janë fallso.

Dhe live e theu para protestuesve duke thënë se “ja ky ishte Rolex imi i “shtrenjtë”, por edhe ministrat dhe deputetët ti thyejnë ROLEX e tyre që janë kushtojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë euro”.

Ndërsa një tjetër protestues nga Durrësi, pa kembë, u ngrit nga duart e të tjerëve dhe tha “se jam X5 ime, pa kembë!.

Protesta u mbyll me kengën e tyre kundër kryeministrit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.