Protestuesit bllokojnë “Zogun e Zi”, drejtuesit fikin makinat

0 264

Protestuesit kanë marshuar nga Kryeministria në drejtim të rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Ata kanë dalë në mes të rrugës dhe në këtë mënyrë kanë bërë bllokimin e qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve kanë vendosur të fikin automjetet e tyre dhe të lejojnë protestuesit të vijojnë me bllokimin e rrugës.

Ndërsa Policia e Shtetit po bën thirrje për zhbllokimin e rrugës, në të kundër do të zbatohet ligji. Kujtojmë se kjo është dita e tretë e protestës dhe çdo natë protestuesit kanë bërë bllokimin e rrugëve të kryeqytetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.