Protestuesit dhurojnë ngrohëse për shkollat: Mësuesit nuk thonë dot “kam ftohtë”

0 169

Disa të rinj kanë zhvilluar një protestë sot para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë e “Qëndresës Qytetare” kanë shkuara para ministrisë me disa ngrohëse, për t’i dhuruar për shkollat që nuk kanë ngrohje.

Kjo protestë u organizua pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes në këto ditë të ftohta.

“Kërcënime me largime nga vendi i punë, me transferime nga vendi i punë. Ne jemi këtu për të thënë se qytetarët i mbështesin mësuesit,të cilët për një arsye apo një tjetër nuk munden dot të thonë sot “kam ftohtë”. Është e pakuptimtë sot se si të kesh 26 milionë euro dhe të mos ngrohje, jemi me regjistra dixhitalë dhe shkollat nuk kanë ngrohje.

Në Delvinë shkolla pa ujë, pa ngrohje, Dibër në Maqellarë pa ujë, pa ngrohje, nxënësit marrin dru me vetë Në Durrës ka një shkollë pa dyer, pa dritare.

Në Korçë, në Maliq, klasa kolektive, aty ku mësohet abetarja aty mësohen edhe ligjet e Njutonit në klasë të katër. Në Poliçan mësimi zhvillohet në një lloto, sepse shkolla është dëmtuar.

Po japim këto ngrohëse, dhe kërkojmë edhe ndihmën e mediave që ta pyesin ministren ku shkojnë këto ngrohëse, që të mos vidhen nga zyrtarët e kësaj republike. Ne do t’ia lëmë para derës Ministrisë së Arsimit dhe shpresojmë që ajo të dijë t’i menaxhojë“,-tha një prej protestuesve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.