Protokollet e sigurisë, ekspertja: Bizneset janë të papërgatitura

0 332

Të hënën ishte faza e dytë e rihapjes së bizneseve. Sipas udhëzimeve, këto biznese do të kryejnë aktivitetin e tyre deri në orën 17:30. Biznesi rikthehet në aktivitet pas një situate të pazakontë dhe me një krizë të fortë ekonomike. Ekspertja e ekonomisë, Elisabeta Katija u shpreh në A2 se shumë biznese janë të papërgatitura për të zbatuar protokollet e sigurisë.

“Pritet të ketë probleme me protokollet e sigurisë, pasi do të jetë të pakorruptueshme, do të jenë të rrepta për monitorimin e masave. Bizneset janë të papërgatitura në këtë lloj situate. Shumë struktura nuk e kanë aftësinë për t’u përshtatur. Shumë sektorë që i kanë pasur detyrime ligjore këto masa nuk i kanë pasur aplikuar, ndërsa tashmë u duhet që t’i marrin ato seriozisht. Fakti që këto masa kanë të bëjnë edhe me rritjen e investimeve, kosto shpesh për bizneset. Distancimi social kërkon sipërfaqe më të mëdha për të përdorur të njëjtën fuqi punëtore. Masat nuk janë të ekzagjeruara, por biznesi nuk është i kualifikuar për këto lloj sistemesh”.

Sa i përket të ardhmes së bizneseve në Shqipëri, ekspertja u shpreh se ka një mangësi në parashimin e vizionit, qoftë edhe në një periudhë 6 mujore apo 1 vjeçare në vijim. “Kjo vjen pasi fuqia konsumatorë mendohet të tkurret. Në bazë të disa studimeve 35-40 vjeç është më e shqetësuara dhe tkurret në drejtim të shpenzimeve, duke krijuar rezerva për një të ardhme që nuk ka një saktësi në vizionin e saj”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.