PS i drejtohet Prokurorisë së Posaçme për çështjen e CEZ-it, kërkon informacion për hetimet ndaj Berishës dhe 11 personave të tjerë

0 183

Partia Socialiste i është drejtuar me kërkesë Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për informacion në lidhje me hetimet mbi zbatimin e ligjit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe CEZ-it, për të cilën është kallëzuar penalisht edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është drejtuar me shkresë ditën e enjte, më 17 shkurt kreut të SPAK Arben Kraja dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela.

Në hidhje me kete kallezim (Raportit Perfundimtar te Komisionit Hetimor) derguar Prokurorise se Pergjithshme, kerkojme té informohemi se ne cfare gjendje apo shkalle procedimi esht, nëse kjo çeshtje ka kaluar për kompetence Prokurorise se Posaçme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit dhe nèse po, në çfarë gjendje apo shkalle procedimi është.

Per këtë arsye, me anë të kesaj Memo kerkojme të informohemi se ne cfarë gjendje apo shkalle procedimi eshtë ky kallezim”, thuhet në Memon e firmosur nga Taulant Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.