PS, ja pse duhet të zgjidhet president Bajram Begaj

0 34

Partia Socialiste ka paraqitur arsyet se përse kandidatura e propozuar nga ata e Bajram Begajt, duhet të zgjidhet në krye të shtetit.

Grupi i PS-së thotë se Begaj reflekton të gjitha vlerat për të qenë Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i interesit dhe unitetit të popullit si dhe i të mirës publike dhe zotëron të gjitha kapacitetet për të ushtruar kompetencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Z. Bajram Begaj plotëson kushtet e parashikuara në nenin 86 të Kushtetutës pasi:

1. Është shtetas shqiptar nga lindja dhe rezulton se nuk ka hequr dorë asnjëherë nga shtetësia shqiptare;
2. Ka lindur në Rrogozhinë, më 20.03.1967 duke plotësuar kriterin e moshës përcaktuar në dispozitën kushtetuese;
3. Ka pasur qëndrim të përhershëm në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë 10 viteve të fundit;
11. Në aspektin ligjor, z.Bajram Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President, pasi nuk ndodhet në asnjë nga rastet ndaluese që parashikohen në Ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, dhe Ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i ndryshuar.

iii. Z. Bajram Begaj gëzon një reputacion të spikatur në shoqëri si një personalitet me integritet të lartë etiko-moral dhe profesional dhe përfaqëson të gjitha vlerat për të qenë një përfaqësues i unitetit të popullit dhe për të ushtruar me asnjëanësi rolin e kreut të shtetit.
Për sa më sipër dhe duke vlerësuar se
i. kandidati që propozojmë për President, përmbush të gjitha kriteret kushtetuese dhe ligjore;
ii. reflekton të gjitha vlerat për të qenë Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i interesit dhe unitetit të popullit si dhe i të mirës publike;
iii. zotëron të gjitha kapacitetet për të ushtruar kompetencat e Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
paraqesim këtë propozim për t’iu nënshtruar procedurave parlamentare me besimin që kjo kandidaturë do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët kanë nderin dhe privilegjin t’u përgjigjeshin pritshmërive të popullit shqiptar për Presidentin që meriton”, thuhet në kërkesën e grupit të PS

Leave A Reply

Your email address will not be published.