PS ndryshon drejtuesit e disa qarqeve, heq Ulsi Manjën nga Dibra

0 36

Partia Socialiste ka bërë lëvizje në nivel lokal. Ulsi Manja nuk do të jetë më drejtues i qarkut Dibër. Vendin e tij e zë Belinda Balluku, ndërsa ministri i Drejtësisë do të jetë në Lezhë. Nga Lezha është hequr Blendi Klosi, për të cilin numri dy i PS, Damian Gjiknuri thotë se do t’i përkushtohet procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik.

Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.

Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.