Pse është kaq e vështirë humbja nga pesha?

0 34

Kur njeriu, i madh apo i vogël, është obez, në trurin e tij nxitet një reagim inflamator që motivon ushqyerjen pa karar dhe të keqe, e cila më pas rrit predispozitën e një shëndeti të ligë në të ardhmen.

Në vitin 2015, sipas OBSH-së, 30% e popullsisë së globit rezultuan obezë dhe mbipeshë. Analizat mjekësore të 122,000 personave në vendin tonë të kryera gjatë periudhës janar-mars 2019, treguan se 33% e tyre ishin obezë dhe 42% ishin mbipeshë.

Studime të shumta kanë treguar sesa më i lartë të jetë indeksi i masës trupore aq më të larta janë gjasat që njeriu të vuajë nga shumë sëmundje të ndryshme. Këtu përfshihen: sëmundjet e zemrës, problemet me gjumin, diabeti, tensioni i lartë. Për këtë arsye, shumë shoqata dhe organizata kanë kërkuar njohjen e obezitetit si një sëmundje kronike.

Të dhënat tregojnë sesa më gjatë të jetë obez ose mbipeshë, njeriu aq më të vështirë do ta ketë të humbasë kilogramët e tepërt. Sa më shumë depozita dhjamore të ketë njeriu aq më e vështirë do të jetë humbja e tyre.
Kjo ndodh për shkak të një proteine të njohur si sLR11. Kjo proteinë prodhohet gjatë pranisë së depozitave të dhjamit dhe bllokon aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.