Pse infektohesh edhe pasi merr vaksinën? Shkencëtarët tregojnë të vërtetat

0 293

Një nga lajmet më të komentuara sot është padyshim prekja e mjekut infeksionist Pëllumb Pipero nga Covid-19, edhe pse u vaksinua dy javë më parë. Nëse shumë mendonin se kjo ishte e pamundur, shkencëtarët në fakt kanë paralajmëruar më herët se kjo gjë do të ndodhte.

”Është e mundur që të rezultosh pozitiv edhe pse je vaksinuar”, ishte një deklaratë e ekspertëve më herët. Të dyja, Pfizer-BioNTech por dhe Moderna kërkojnë dy doza për pacient në mënyrë që vaksina të jetë plotësisht efektive. Doza e parë e Pfizer-BioNTech është 50 përqind më efektive në parandalimin e Covid-19, ndërsa doza e dytë rrit mbrojtjen në 95 përqind. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është shprehur më herët se mund të duhen javë që trupi i një personi të krijojë imunitet pasi të vaksinohet.

”Kjo do të thotë që është e mundur që një person mund të infektohet me virusin që shkakton Covid-19 pak para ose menjëherë pas vaksinimit dhe të sëmuret. Kjo për shkak se vaksina nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje”.

Nicole Lovine, shefi i epidemiologjisë së spitalit në Universitetin e Shëndetësisë në Florida, thotë se një personi mesatarisht i duhen 10 deri në 14 ditë për të krijuar një numër mbrojtës të antitrupave, por secili person gjithësesi është i ndryshëm. Ekspertët theksojnë se është e rëndësishme të vazhdohet të mbahet maska dhe të ruhet distanca sociale derisa qarkullimi i koronavirusit të jetë i ulët dhe vendi të arrijë imunitetin e tufës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.