Pse kjo këngë e 17-vjeçarit shqiptar, është pak më ndryshe se të tjerat

0 285

Big Kik është një emër i ri në muzikën shqiptare. Ai publikoi këngën e tij të parë me Matolale, përpara 10 muajsh dhe pas disa këngëve të tjera, është rikthyer së fundmi me ”Hip-Hop”. Me stil të njëjtë por kësaj radhe me tekst shumë më ndryshe nga ai i këngëve të para.

Teksti nuk ka fjalët tipike të asnjë kënge hip-hop, që shpeshherë flasin për para, makina të shtrenjta luksoze, vajza etj. Kjo këngë përmend diçka që ndonnjëherë, duket se reperët në përgjithësi nuk e njohin: pasiguritë.

Big Kik përmend problemet me vetëbesimin dhe dyshimet nëse do t’ja dalë apo jo. ”Arsyeja që jam fat ( i shëndoshë) është dhe ajo që më pengon, një artist që është obez kush nuk e paragjykon”,- thotë ai në një nga rreshtat e këngës. Duket se njerëzit e kanë pritur shumë mirë këngën dhe komentet janë mjaft pozitive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.