Pse Rusia po pushton Ukrainën, dhe çfarë dëshiron Vladimir Putin?

0 188

Nga Paul Kirby

Rusia nisi të mërkurën në mbrëmje nga ajri, toka dhe deti një sulm shkatërrues ndaj Ukrainës, një demokraci evropiane me 44 milionë banorë. Për muaj të tërë, presidenti Vladimir Putin e kishte mohuar se do të pushtonte vendin fqinj.

Por në fund e shkeli marrëveshjes paqes, duke dërguar forca përtej kufijve në veri, lindje dhe jug të Ukrainës. Ndërsa numri i të vdekurve po rritet, Putin akuzohet tani se po rrezikon paqen në Evropë. Në fakt ajo që po ndodhmund të rrezikojë të gjithë strukturën e sigurisë së kontinentit.

Ku kanë sulmuar trupat ruse dhe pse?

Të parat u goditën aeroportet dhe selitë ushtarake, që ndodhen pranë qyteteve në të gjithë Ukrainën, përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar Boryspil në Kiev. Pastaj tanket dhe trupat ruse futën në Ukrainë nga verilindja, afër Kharkivit, një qytet me 1.4 milionë banorë; në lindje afër Luhanskut, dhe nga veriu përmes Bjellorusisë fqinje.

Trupat ruse zbarkuan edhe në qytetet e mëdha portuale të Ukrainës, Odesa dhe Mariupol.

Pak çaste përpara fillimit të pushtimit, presidenti rus Putin mbajti një fjalim publik në TV, ku deklaroi se Rusia nuk mund të ndihej e sigurt, të zhvillohet dhe të ekzistojë, për shkak të asaj që ai e quajti një kërcënim të vazhdueshëm nga Ukraina.

Shumë nga argumentet e tij ishin të rreme ose absurde, pasi ai pretendonte se qëllimi i tij ishte të mbronte njerëzit që i nënshtroheshin bullizmit dhe gjenocidit, dhe synonte çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës.

Por në Ukrainë nuk ka pasur asnjë gjenocid. Ajo është një demokraci dinamike, e udhëhequr nga një president hebre. “E si mund të jem unë nazist?”-deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenskiqë e krahasoi sulmin e Rusisë me pushtimin e Gjermanisë naziste gjatëLuftës së Dytë Botërore.

Presidenti Putin e ka akuzuar shpesh Ukrainën, se kontrollohet nga ekstremistët, që kur presidenti i saj pro-rus, Viktor Janukoviç, u rrëzua në vitin 2014 pas disa muajsh protesta kundër sundimit të tij. Rusia u hakmor duke pushtuar rajonin jugor të Krimesë, dhe nxitur një rebelim në lindje nga separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët luftojnë kundër ushtrisëukrainase, në konflikt që deri tani ka shkaktuar 14.000 të vdekur.

Në fundin e vitit të kaluarai filloi të dislokonte një numër të madh trupash ruse pranë kufirit me Ukrainë. Më pas, në fillim të kësaj jave ai anuloi një marrëveshje paqeje të vitit 2015 mbi Ukrainën Lindore, dhe njohu si të pavarura zonat nën kontrollin e rebelëve.

Rusia i ka rezistuar prej kohësh lëvizjes së Ukrainës drejt Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake mbrojtëse të Perëndimit, NATO-s. Duke njoftuar pushtimin e Ukrainës, ai akuzoi NATO-n se po kërcënon të ardhmen tonë historike si komb.

Sa larg do të shkojë Rusia?

Për momentin është e paqartë nëse udhëheqësi rus synon apo jo të rrëzojë qeverinë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kremlini ka refuzuar të shprehet për këtëedhe pse beson se në mënyrë ideale Ukraina duhet të çlirohet, dhe spastrohet nga nazistët.

Megjithatë, me pushtimin që ka nisur, Putin ka treguar se synimet tij shkojnë shumë përtej zonave lindore të goditura nga 8 vite luftë. Në ditët para pushtimit, kur deri në 200.000 trupa ishin brenda kufijve të Ukrainës, ai e kishte përqendruar vëmendjen e tij në lindje.

Duke i njohur si të pavarura rajonet separatiste pro-ruse të Luhanskut dhe Donjeckut, ai kishte vendosur tashmë se ato nuk ishin më pjesë e Ukrainës. Pastaj Putin zbuloi se mbështet pretendimet e tyre për shumë më tepër territore ukrainase.

Të ashtuquajturat Republikat Popullore, mbulojnë pak më shumë se 1/3 e të gjithë rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, por rebelët lakmojnë edhe pjesën tjetër. Ne i kemi njohur ata, dhe kjo do të thotë se ne i kemi njohur të gjitha dokumentet e tyre themeltare”-deklaroi lideri rus. Por ai jo vetëi njohu, por nënshkroi një dekret që lejonte vendosjen e trupave ruse atje, si dhe ndërtimin e bazave ushtarake.

Sa i rrezikshëm është ky pushtim për Evropën?

Këto janë çaste të tmerrshme për popullin e Ukrainës. Dhjetëra njerëz kanë vdekur tashmëcivilë dhe ushtarë, në atë që Gjermania e ka quajtur lufta e Putinit. Dhe për liderët e Evropës, ky pushtim ka sjellë disa nga orët më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për familjarët e trupave ruse dhe ukrainase, do të ketë ditë të ankthshme në vazhdim. Edhe pse pushtimi i fqinjit të saj u miratua nga Dhoma e Lartë e parlamentit rus, kjo nuk është një luftë për të cilën ishte përgatitur popullsia ruse.

Zyrtari i lartë ushtarak amerikan, Mark Millej, thotë se numri i madh i forcave ruse tëangazhuara, nënkupton një skenar të tmerrshëm me përleshje në zonat urbane tejet tëpopulluara. Ukraina e ka reformuar ushtrinë e saj vitet e fundit, dhe Rusia përballet me një popullsi armiqësore. Ushtria ukrainase ka thirrur nën armë të gjithë rezervistët e moshës 1860 vjeç.

Kancelari gjerman Olaf Sholc ka deklaruar:Nuk ka asnjë justifikim. Kjo është lufta e Putinit!. Por pushtimi do sjellë efekte negative tek shumë vende të tjera në kufi me Rusinë dhe Ukrainën. Letonia, Polonia dhe Moldavia, thonë se po përgatiten për një fluks refugjatësh. Moldavia dhe Lituania kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Çmund të bëjë Perëndimi?

NATO ka vënë në gatishmëri avionët e vet luftarakë, por aleanca perëndimore e ka bërë të qartë se nuk ka plane për të dërguar trupa luftarake në Ukrainën. Ajo i kanë ofruar Ukrainës këshilltarë, armë dhe spitale fushore. Ndërkohë, 5.000 trupa të NATO-s janë vendosur në shtetet baltike dhe Poloni.

4.000 të tjerë mund të dërgohen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki. Perëndimi është fokusuar më tepër tek masat kundër financave të Rusisë dhe disa individëve. Menjëherë pasi Putin rrëzoi Marrëveshjen e paqes të Minskut të vitit 2015 me Ukrainën, u vendosën një sërë sanksionesh të mëtejshme, me shpresën se Rusia nuk do të sulmonte.

Kështu Gjermania pezulloi certifikimin e gazsjellësit rus Nord Stream 2, një investim i madh si nga Rusia ashtu edhe nga kompanitë evropianeBE-ja ra dakord për sanksione të gjera që përfshijnë të 351 deputetët që votuan për vendimin e paligjshëm të Rusisë, për të njohur si shtete të pavarura rajonet e kontrolluara nga rebelët.

Shtetet e Bashkuara, thanë se po e shkëpusin qeverinë ruse nga institucionet financiare perëndimore, dhe po shënjestrojnë me sanksione elitat e rangut të lartë. Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj 5 bankave të mëdha ruse dhe 3 miliarderëve.

Tre shtetet baltike i kanë bërë thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar ta përjashtojë Rusinënga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFTPor kjo mund të ndikojë keq edhe në ekonomitë amerikane dhe evropiane.

Çfarë dPutini?

Gjatë javëve dhe muajt që i paraprinë pushtimit, Rusia parashtroi një sërë kërkesash për garanci sigurie nga Perëndimi, shumica e të cilave përfshinin NATO-n. Presidenti Putin fajësoi pjesërisht zgjerimin e NATO-s drejt lindjes pëvendimin e tij për të sulmuar.

Më herët ai ishte ankuar:“Rusia nuk ka ku të tërhiqet më tej. A mendojnë ata se ne do të rrimë thjesht duarkryq?”. “Për ne është absolutisht e detyrueshme të sigurohemi që Ukraina të mos bëhet asnjëherë anëtare e NATO-s”– tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov.Kërkesat e tjera thelbësore të Putinit janë që NATO të mos vendosë armë goditëse pranë kufijve të Rusisë”, dhe të tërheqë forcat dhe infrastrukturën ushtarake nga vendet anëtare që iu bashkuan aleancës pas vitit 1997.

Dhe kjo nënkupton vendet e Evropës Qendrore, Evropës Lindore dhe Baltikun. Në realitet, Rusia dëshiron që NATO të rikthehet në kufijtë e saj të para vitit 1997. Vitin e kaluar presidenti Putin shkroi një artikull të gjatëduke i përshkruar si një komb rusët dhe ukrainasit.

Po ashtu ai e ka përshkruar rënien e Bashkimit Sovjetik në dhjetorin e vitit 1991 si njëshpërbërje të Rusisë historike. Ai ka thënë se Ukraina moderne është krijuar tërësisht nga Rusia komuniste, dhe tani është një shtetkukull i kontrolluar nga Perëndimi. Putin pretendon gjithashtu se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, aleanca mund të përpiqet të rimarrë Krimenë.

Çfarë ka thënë NATO?

NATO është një aleancë mbrojtëse, që ka një politikë të dyerve të hapura për anëtarët e rinjDhe 30 shtetet e saj anëtare janë të bindura se kjo qasje nuk do të ndryshojë. Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për korniza kohore të qarta dhe të realizueshme për anëtarësimin e vendit të tij në NATO-n, por nuk ka asnjë perspektivë se kjo gjë do të ndodhë për një kohë të gjatë, siç e ka bërë të qartë së fundmi edhe kancelari gjerman Sholc.

Ideja që çdo vend anëtar i NATO-s të heqë dorë nga anëtarësimi i tij, nuk është e re. Putin pretendon se Perëndim i premtoi Rusisë në vitin 1990, se NATO nuk do të zgjerohej asnjë centimetër në lindje, por gjithsesi e bëri këtë. Megjithatë, kjo ishte përpara rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ndaj premtimi i bërë ndaj presidentit të atëhershëm sovjetik Mikail Gorbaçov i referohej vetëm Gjermanisë Lindore, në kontekstin e një Gjermanie të ribashkuar. Më vonë vetëGorbaçov tha se tema e zgjerimit të NATO-s, nuk u diskutua ndonjëherë.

A ka një rrugëdalje diplomatike?

Tani për tani jo. Por çdo marrëveshje e mundshme, do të duhet të mbulojë si luftën në Ukrainë, ashtu edhe kontrollin e armëve. SHBA i kishte ofruar më herëRusisë nisjen e fillimin e bisedimeve të reja për kufizimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, si dhe për një traktat të ri mbi raketat ndërkontinentale.

Rusia do që të gjitha armët bërthamore amerikane të largoheshin nga vendet lindore tëaleancës së NATO-s. Moska e kishte vlerësuar në parim një mekanizëm transparence dhe të kontrolleve të ndërsjella në bazat raketore të ndërsjellta:dy në Rusi, dhe dy në Rumani dhe Poloni. / BBC – Bota.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.