Psikologia: Vajza u çlirua pas denoncimit, tani është më e qetë

0 317

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Babrru, ku një vajzë 15-vjeçare u abuzua seksualisht me dhunë nga një burrë 65-vjeçar dhe 3 persona të tjerë të moshës, 20, 16 dhe 15 vjeç ka tronditur opinionin publik.

Për të diskutuar për këtë çështje e ftuar në programin “Historia ime”, ishte Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Tandili. Ajo u shpreh se gjendja emocionale e vajzës është më e qetë. Pas publikimit dhe intervistës që vëllai dhe babai i saj dhanë në media, 15-vjeçarja është prekur më shumë emocionalisht.

Tandili thekson se është shumë e rëndësishme që të ruhet anonimati sepse cënon më vonë zhvillimin e fëmijëve. Prandaj sipas saj, mënyra e të shprehurit dhe mënyra e qasjes, terminologjia duhet të jetë shumë profesionale, duke ruajtur etikën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.