Publikohen fotot, këta janë dy bosët shqiptarë të 2.2 tonë kokaine në Peru

0 27

Janë publikuar fotot e dy bosëve shqiptarë të kokainës në Peru. Mediat e huaja shkruajnë se Frank Malo dhe Gentjan Meta janë shqiptarët që u kapën me 2.2 tonë kokainë që kishte si destinacion Holandën.

Alarmet e policisë antidrogë të Perusë ranë kur shqiptarët Frank Malo dhe Gentjan Meta hynë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021.

Policia kishte mbajtur nën vëzhgim dy shqiptaret ndërsa operacioni u zhvillua të premten më 10 dhe të shtunën më 11 qershor në Trujillo dhe Callao. Ata kishin mbërritur në Peru për t’u vendosur në Trujillo dhe për të eksportuar 2.2 ton kokainë të lëngshme të kamufluar në një ngarkesë asparagësh të konservuar, e cila synohej të dërgohej në një kontejner në Roterdam.

Prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador dhe Kolumbi është rritur më shumë në dekadën e fundit, thuhet në artikull. Episodet e fundit të dhunës midis organizatave kriminale shqiptare dhe organizatave të tjera kolumbiane dhe meksikane në territorin ekuadorian, i kanë inkurajuar të parat të eksplorojnë territorin peruan.

Më tej artikulli sjell në vëmendje vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi, i konsideruar si kreu i trafikut të drogës në Ekuador, i cili u ekzekutua nga atentatorët në një restorant Guayaquil.

Ardhja e Malo Franc dhe Meta Gentjan në Trujillo lidhet me interesin e shqiptarëve për të gjetur një mjedis më pak të komplikuar se ai ekuadoriani për të eksportuar kokainë në Evropë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.