Publikoi videon e nënës me armë/Rama: Ardi Veliu gaboi por shkarkimi…

0 1,049

Kryeministri Edi Rama, këtë të martë gjatë konferencës me gazetarët, ka folur për herë të parë për çështjen e video-s së nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga Policia e Shtetit, ku figura e saj prindërore u vu në pikëpyetje nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Më pas u vërtetua se nëna e 15-vjeçarit e kishte realizuar atë video gjatë xhirimeve të një filmi. Kryeministri thotë se Veliu gaboi por siç theksoi Rama, çështja është e mbyllur pas ndjesës së tij publike.

”Sigurisht është drejtori për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimi që ai dha se sa gjithë moralistëve të mexhelisit të këtij vendi, është fare e qartë që nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën se polici për të cilin flitej është pezulluar menjëherë jo atë ditë, por më parë dhe është cuar në hetim penal, por ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë që dakort të gjitha por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e mirëritjen e brezit të ri
e thënë ashtu ishte gabim por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij e duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pavënë në diskutim deri më sot nga askush, cështja për mua është e mbyllur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.