Punësim rekord në SHBA- Papunësia zbret në 3.5% gjatë muajit Nëntor

0 386

Punësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me hapin më të shpejtë në dhjetë muaj gjatë Nëntorit, tregojnë të dhënat më të fundit nga Departamenti i Punës në vend. Ky është sinjali i radhës në serinë e atyre që tregojnë se ekonomia më e madhe e botës është shumë larg stanjacionit.

Tregu i punës gjatë nëntorit ka marrë shtysë nga sektori shëndetësor, por edhe nga rikthimi në punë i punonjësve të General Motors pas një greve të tejzgjatur gjatë muajit Tetor. Kjo ka bërë që edhe norma e papunësisë t`i rikthehet shifrës rekord minimale të gjysmë shekullit të fundit. Edhe rritja e pagave rezulton të jetë ndër më të lartat e një dekade.

Kështu, punësimi në sektorin jo-bujqësor u rrit me 266 mijë persona gjatë Nëntorit. Norma e papunësisë tashmë regjistrohet në 3.5%, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë pranë punësimit të plotë. Të gjitha këto shifra tregojnë se do të jenë konsumatorët ata që do të vijojnë zgjerimin më të madh ekonomik në histori, tashmë në vitin e 11-të.

SCAN

Leave A Reply

Your email address will not be published.