Pushtimi rus, Spartak Moska do të përjashtohet nga Europa League

0 187

UEFA do të përjashtojë Spartak Moskën nga ky edicion i Europa League. Kundërshtarët e tyre, gjermanët e Leipzig do të kualifikohen direkt në fazën çerekfinale të turneut. Vendimi do të vijë si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Aktualisht, klubi nga Moska e ka të ndaluar t’i luajë ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin e tij. Sipas gazetës gjermane, “Bild” ndaj skuadrës ruse do të merren masa të tjera ndëshkuese, duke i larguar ata nga turneu.

Te Leipzig presin vetëm njoftimin zyrtar, se do të kualifikohen në fazën tjetër të Europa League pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë. Drejtuesi i klubit, Oliver Mintzlaff tha: “Kemi besim te UEFA dhe te vendimi që ata do të marrin. Mendojmë se ndeshjet nuk do të luhen”.

Ndeshja e parë ishte planifikuar të luhej më 10 mars në Gjermani, ndërsa takimi i kthimit në datën 17 mars. Spartak Moska ishte në vazot e kokave të serisë, pasi e kishte fituar grupin e tij, duke gëzuar favorin që ndeshjen e kthimit ta luante në kryeqytetin rus.

Leave A Reply

Your email address will not be published.