Putin bën deklaratën e papritur: Rusia nuk do të bjerë në të njëjtën kurth si…

0 38

“Rusia nuk do të bjerë në të njëjtën kurth si BRSS, ekonomia e saj do të mbetet e hapur”, kjo ishte ajo që deklaroi presidenti rus Vladimir Putin kur foli me sipërmarrësit e rinj rusë.

Duke shtuar se sfida me të cilën përballet vendi sot është kthimi dhe forcimi. Rusia nuk mund të rrethohet me gardh.

“Bota po ndryshon dhe po ndryshon me shpejtësi dhe në këtë realitet të ri nuk ka shtete të ndërmjetme, por vetëm shtete sovrane ose shtete koloniale”, siç raporton Agjencia Tass .

“Kolonitë nuk kanë asnjë shans për të mbijetuar në luftën gjeopolitike. Nëse një vend ose një grup vendesh nuk janë në gjendje të marrin vendime sovrane, ato janë tashmë koloni në një masë të caktuar dhe kolonitë nuk kanë perspektivë historike, mundësi për të mbijetuar në një luftë kaq të ashpër gjeopolitike”, tha presidenti rus duke mos dashur përmendjen e vendeve specifike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.