Putin vihet në lëvizje, thërret takim të paplanifikuar me Këshillin e Sigurimit të Rusisë

0 186

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë ende, ndërsa sulmet me armë të shtetit ukrainas nga ushtarët rusë nuk kanë të ndalur edhe pse para pak ditësh njoftuan tërheqjen e këtyre trupave ushtarake.

Ndërkohë pas vrasjes së disa ushtarëve Ukrainës, sulmit me predha ndaj kopshtit të fëmijëve në Ukrainë, sulmit ndaj ministrit ukrainas, lideri rus Vladimir Putin thirri sot një takim të paplanifikuar dhe urgjent të Këshillit të Sigurimit rus. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sipas Peskov ky do të jetë një takim i madh, ku fjalën kryesore do ta mbajë Putin. Këshilli i Federatës Ruse ka caktuar edhe një takim më 22 shkurt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.