Pyetësor nga Artan Fuga

0 199

Nga Artan Fuga

Imagjinoj një këpucar, zanat shumë i nderuar, që mezi gjen dy klientë t’i mballosi këpucët. Merr në dorë pyetësorin ku pyetet : Si mendoni, a na duhet apo jo Ballkani i hapur?

C’a thua morr burrë? – thonë sytë e tij, pse me mua e gjete këtë muhabet? Unë di ta hap e ta mbyll tabanin e çizmes, të tjerat me të hapme e me të mbyllme nuk di unë.

Imagjinoj një rrobaqepëse te lagjia, zanat dhe njeri madje si i pari shumë i nderuar, që e pyesin: A duhet t’i amnistojmë paratë e emigrantëve?

Ajo e shkreta çfarë të thotë tjetër veçse: Ti fus një tegel ke xhepat, apo t’i le pa tegel? Këtë e di unë. Të tjerat ç’a po më ngatërron?

Një çupë nja 18 vjeç, punon te fasonistët, i bëjmë pyetjen, si mendon kanë nevojë për më shumë parà nga shteti, nënat me shumë fëmijë?

Ajo shqyen sytë: Parà për të gjithë mo, edhe për ato që kanë vetëm një fëmijë, madje edhe për burrat po qe se mbesin shtatzënë, por mos më ulet rroga mua! Ku di gjë tjetër unë!!!

Një xhajë ja kishte fut një dominoje ke parvazi i rrugës, kur shoku i vet e pyet ore çfarë përgjigje do t’i japç pyetjes a t’i varim në litar këta që bëjnë krime, apo mirë i kemi dënimet tani?

Xhaja e sheh në sy, ku di ai i shkreti sa krime bëhen, sa dënohen, sa janë në burgje, kush i shtyn drejt krimit dhe ja prett : Të ka mbet dopio gjashta në dorë më duket!

Po pse a derëzi prokuror jam unë!

*Marrë nga FB i autorit

Leave A Reply

Your email address will not be published.