“Qëllova nën rrënoja me mamin e motrën shtatzënë”, Noizy rrëfen momentet e tmerrshme të tërmetit

5

Këngëtari i njohur i muzikës rep, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, e cilëson një ngjarje të tmerrshme tërmetin katastrofik të 26 nëntorit, ku vendi u zgjua nën rrënojat, që iu morën jetën 51 personave.

I pyetur nga gazetari i “BalkanWeb”, gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuara, këngëtari është shprehur se e ka përjetuar shumë keq tërmetin, pasi ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.