Qeveria dorëzon në Kuvend projektin për ”vdekjet aksidentale”

0 265

Çdo familje që humb një pjesëtar të saj, për faj të punonjësve të institucioneve ligjzbatuese do të marrë një pagesë mujore sa 8-të fishi i pensionit social.

Rasti i të riut, Klodian Rasha i ka shërbyer qeverisë si indicie për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore, ligj të cilit tashmë i shtohet një nen i ri. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit.

Pas akuzave që qeveria ndihmoi në ngritjen e një alibie, duke shkruar në aktin normativ për dhënien e pensionit për familjen Rasha termin “vdekje aksidentale”, ajo është kujdesur të sqarojë përse e ka përdoruar atë. Termi “aksident” që përdoret në legjislacionin e sigurimeve të kompanive private, u përfshi pikërisht në legjislacionin e sigurimeve shoqërore që kryhet nga shteti, si një terminologji e përdorur gjerësisht në këtë fushë.

Humbja e jetës konsiderohet aksidentale jo nga veprimi i policisë, pasi kjo i takon organeve të drejtësisë që të përcaktojnë nëse vepra penale është kryer me dashje ose pa dashje, nga pakujdesia, me paramendim ose jo etj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.