Qeveria merr vendimin: 1 milion euro në mbështetje të Ukrainës

0 29

Në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus, qeveria ka njoftuar se do të japë një milion euro ndihmë financiare.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ndihmën për Ukrainën e premtoi më 5 maj në Konferencën e Donatorëve në Varshavë.

Njoftimi:

Qeveria ka vendosur të japë ndihmë humanitarë në shumën 1 milionë euro për Ukrainën.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave. Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro. Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.