Qindra vdekje në spitale dhe azile, Italia nis paditë

0 16

Mbi 25 mijë viktima dhe afro 190 mijë të prekur nga pandemia e Covid-19 në Itali, nuk do të kalojë pa dënime. Familjarë të zemëruar po kërkojnë gjykimin e krerëve neglizhentë të shëndetësisë për pasojat e rënda të epidemisë në vend.

Më shumë se 45,000 vetë i janë bashkuar faqes ”NOI Denunceremo” në facebook të krijuar nga Luca Fusco, babai i të cilit vdiq nga Covid-19 në Bergamo, zona më e goditur në provincën e Lombardisë. ”Ne nuk duam kompensim financiar. Objektivi ynë është të bëjmë drejtësi, nëse dikush është përgjegjës për neglizhencë, të dalë në gjyq e të burgoset”.

Nga ana tjetër, grupi shton gjithashtu se nuk ka si objektiv punonjësit e shëndetësisë, por njerëzit në pozita drejtuese që mund të kenë nënvlerësuar virusin. ”Punonjësit e shndetësisë janë viktima po aq sa ata që vdiqën. Por meqënëse sistemi shëndetësor në Itali është i centralizuar, kjo ka të bëjë me drejtuesit rajonalë që japin udhëzimet për spiptalet. Nëse gjykataësi vendos se kjo çështje pranohet, përgjegjësia do të jetë në nivel rajonal”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.