Qytetarët shprehen pro përdorimit të detyrueshëm të maskave

0 415

82 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar pozitiv me Covid-19 nga të cilët u shënuan 82 raste”. Gjatë ditëve të fundit, numrin më të lartë të të prekurve e kanë institucionet, Ministritë dhe Bashkia e Tiranës.

Mësohet se gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës së këtyre institucioneve u është bërë tamponi pas kërkesës së tyre. Edhe mjekët e Spitalit Francez ditën e djeshme i janë nështruar testit për Covid-19, ndërkohë që pritet edhe rezultati i përgjigjeve të tyre.

Ministria e Shëndetësisë, ka apeluar qytetarët të përdorin maska në ambiente publike dhe atje ku distancimi fizik ëhstë i pamundur, por një masë e tillë ende nuk është bërë e detyrueshme nga institucionet përkatëse.

Në rrugë vërehet një mungesë zbatimit të regullave anti-covid, ndërsa shprehen se janë pro përdorimit të detyruar të maskave. Ndërkohë që farmacistët shprehen se qytetarët përsëri janë të interesuar për tu pajisur me maska e kryesisht kur duhet të futen në një institucion.

Leave A Reply

Your email address will not be published.