Qytetarët ukrainas nuk kanë më ushqim, ujë dhe ngrohje, po sulmojnë njëri-tjetrin

0 223

Qindra mijëra njerëz në qytetin ukrainas të Mariupolit nuk kanë më ushqim, ujë, ngrohje, energji elektrike apo kujdes mjekësor.

Ata janë në mes të një situate humanitare “gjithnjë e më të rëndë dhe të dëshpëruar”,-tha Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Në një mesazh audio të regjistruar të mërkurën, nënkryetari i delegacionit të organizatës Sasha Volkov përshkroi kushtet e tmerrshme në qytet.

“Shumë njerëz raportojnë se nuk kanë ushqim për fëmijët e tyre,”-tha Volkov.

Njerëzit filluan të sulmojnë njëri-tjetrin për ushqim. Njerëzit kanë filluar të prishin makinat e të tjerëve për t’i marrë benzinën.

Të gjitha dyqanet dhe farmacitë janë plaçkitur disa ditë më parë, tha ai, dhe njerëzit janë sëmurur për shkak të të ftohtit.

Strehimet në bodrume janë vetëm për fëmijët dhe nënën e tyre. Të gjithë të rriturit dhe fëmijët e tjerë mbi dymbëdhjetë vjeç flenë në zyra, ka treguar ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.