Qytezës së 84 liqeneve i mungojnë 10 mijë turistë

0 356

Belshi turistik i 84 liqeneve, ka përjetuar në këto dy muaj të pandemisë, periudhën më të vështirë në historinë e tij. Si rrallë ndonjëherë, në Belsh janë parë vetëm banorët vendas, të cilët nuk ishin mësuar të përshëndesnin në rrugë vetëm njëri-tjetrin.

Veçanërisht në pranverë, Belshi tejmbushej me vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët shijonin natyrën, mikpritjen dhe gatimet tradicionale të zonës. Ndryshe e gjeti kjo pranverë këtë qytezë turistike. Këtë fakt e pohon edhe koordinatori për informimin në bashkinë e Belshit, Albert Hysa.

Ata që kanë ndjerë më shumë këtë izolim kanë qenë pronarët e bujtinave, të cilët në këtë kohë kishin pikun e klientëve. Pavarësisht asaj që ka kaluar, shpresa mbetet që pas datës 18 kur është njoftuar hapja e bareve dhe restoranteve, edhe Belshi, ashtu si gjithë zonat e tjera turistike, shpreson të thithë vizitorët e munguar, të cilët me shumë gjasë do të jenë vetëm vendas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.