Radhë të gjata dhe grumbullime edhe në Rinas

0 277

Radhë të gjata dhe grumbullime qytetarësh janë krijuar në aeroportin Nënë Tereza pasditen e së dielës, ndërsa shumë qytetarë janë detyruar të presin në ambientet e jashtme dhe në temperatura të larta.

Shkak për këto grumbullime duket se është bërë vonesa e një avioni që udhëtonte drejt Italisë, ndërkohë që në ambientet e brendshme të aeroportit lejohet të kalojnë vetëm personat të cilët udhëtojnë në fluturimin e radhës.

Qytetarët duhet të futen një nga një në tunelin e dezinfektimit dhe të respektojnë radhën. Duket se në këto kushte është e pamundur ruajtja e distancimit dhe respektimi i të tjera masave të përcaktuara për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.