Rakacolli: Mbani maskën, që të mos vendosni maskën e aparateve

0 337

Lufta me Covid-19 është e egër. Edhe njëherë tjetër, BE-ja i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë, pjesë e mbështetjes prej 4 milion euro për shëndetësinë. Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli gjatë fjalës kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të respektuar masat e vendosura, kjo si rrugë për të shmangur rritjen e rasteve në spitale.

”Virusi nuk është vetëm betejë shëndetësore. Gjeja më e rëndësishme mbetet parandalimi sa kohë që nuk ka një vaksinë, apo një trajtim mjekësor. Kam një thirrje për publikun që të vazhdojë të përdorë maskën, të ruajë distancën, të ruajë me përkushtim higjienën që rastet në spitale të mos jenë të mëdha dhe këto aparate kaq të nevojshme të mos i përdorim. Të mbajmë maskën, që të mos vendosim maskën e këtyrë aparateve”, tha Rakacolli në fjalën e saj.

Kjo mbështetje me 30 respiratorë të rinj është pjese e mbështetjes së BE-së për Shqipërinë me vlerë 4 milion euro kanë qenë për blerjen e pajisjeve mjekësore, që i shtohen kapaciteteve spitalore për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19. BE -ja dhuroi në fillim të pandemisë 50 milionë euro, ku 4 milionë euro ishin pajisje shëndetësore, 11 milionë euro ishin mjete për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë euro shkuan për rimëkëmbjen ekonomike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.