Rakacolli: Shtyhet hapja e transportit publik

0 435

Një lajm jo i mirë vjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. “Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike”. Kështu tha Mira Rakacolli, kryetare e këtij komiteti. Nuk dihet qartë nëse vendimi vjen nga situata e Covid-19 në vend, apo se Shoqata e Transportit publik, tha se nuk do të dalë në punë më 15 qershor, nëse qeveria nuk plotëson kushtet e tyre.

“Siç jeni në dijeni, javën e fundit ka patur rritje të numrit të të infektuarve në vend dhe për të analizuar situatën epidemiologjike është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ne vlerësojmë se kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme. Pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar. Sa më sipër, kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike. Ecja përpara është në dorën tonë, ndaj nuk mundet të sfidojmë rregullat, duhet vetëm ti zbatojmë ato, të ruajmë njëri- tjerin, të moshuarit, të ruajmë distancimin fizik, higjenën personale, të përdorim maskat apo barrierat mbrojtëse në vendet e mbyllura, aty ku nuk mund të sigurohet distancimi fizik si dhe një apel për të gjithë aktivitetet e biznesit, të zbatojnë protokollet sipas nivelit të riskut”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.